spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
09:06
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria në Gjakovë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende...

Prokuroria në Gjakovë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në kërkim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.

Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

- Advertisement -

Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të arrestuar të dyshuarin.

Ndërkaq, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -

“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat