spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:22
HomeKulturëShowBizShqiptaret ‘pushtojnë’ spektaklin e madh në Gjermani

Shqiptaret ‘pushtojnë’ spektaklin e madh në Gjermani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nora Tushi ka kënduar në spektaklin e njohur gjerman për zbulimin e talenteve të reja në muzikë Deutschland sucht den Super Star, i njohur me shkurtesën DSDS.

Nora u tregoi jurisë se ishte shqiptare dhe se ka filluar të këndoj qysh si fëmijë, e madje ka qenë pjesë e koreve profesionale, raporton Storm.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se nëna e saj është mbështetësja më e madhe në rrugëtimin e saj dhe se shpresonte në fitore.

Nora këndoi dy këngë, Flowers të Miley Cyrus edhe Jealous të Labrinth.

- Advertisement -

Nora u lëvdua nga këngëtarja shqiptare, Loredana, që është pjesë e jurisë.

Me pak vërëjtje dhe me disa sugjerime, Nora Tushi mori katër PO dhe mori biletën për të vazhduar në rundin tjetër.

Nora ka qenë pjesëmarrëse edhe në Voice of Germany në vitin 2019.

Nora nuk është e vetmja shqiptare që merr pjesë në këtë spektakël.

Aty po konkurron edhe Donika Hoxha.

Donika mori ftesën për të kënduar në rundin tjetër.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat