spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
06:56
HomeInteresanteKush është personi që arriti pasurinë kolosale prej 500 miliardë dollarësh?

Kush është personi që arriti pasurinë kolosale prej 500 miliardë dollarësh?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi ekzekutiv i Teslës, Elon Musk, u bë së fundmi personi i parë në histori që arrin një pasuri neto prej pothuajse 500 miliardë dollarësh, e nxitur nga rimëkëmbja e aksioneve të kompanisë së automjeteve elektrike dhe rritja e vlerës së bizneseve të tjera të tij teknologjike gjatë këtij viti.

Sipas indeksit të miliarderëve të Forbes, pasuria e Musk arriti në 500.1 miliardë dollarë në orën 16:15 me orën lokale të Nju-Jorkut.

- Advertisement -

Pasuria e tij lidhet ngushtë me Teslën, ku ai zotëronte mbi 12,4% të aksioneve që nga data 15 shtator.

Aksionet e kompanisë janë rritur mbi 14% gjatë këtij viti dhe u mbyllën me një rritje prej 3,3%, duke i shtuar më shumë se 6 miliardë dollarë pasurisë së Musk vetëm në një ditë.

- Advertisement -

Pas një fillimi të vështirë të vitit, aksionet e Teslës kanë marrë vrull pasi investitorët panë se Musk po i rikthehej fokusit te kompanitë e tij.

Vetëm pak ditë më vonë, Musk zbuloi se kishte blerë rreth 1 miliard dollarë aksione të Teslës, një shenjë e fortë besimi në të ardhmen e kompanisë, e cila po synon një transformim të madh nga prodhues automjetesh në një fuqi të inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Megjithatë, shitjet e dobëta të makinave dhe presioni mbi marzhat e fitimit vazhdojnë të ndikojnë negativisht aksionet, duke e bërë Teslën një nga performuesit më të dobët.

Pavarësisht kësaj, muajin e kaluar, bordi i Teslës propozoi një paketë kompensimi prej 1 trilion dollarësh për Musk, duke vendosur objektiva ambiciozë financiarë e operacionalë dhe duke adresuar kërkesat e tij për një pjesë më të madhe në kompani.

Ndërkohë, edhe dy kompanitë e tjera të Musk, startup-i i inteligjencës artificiale xAI dhe kompania hapësinore SpaceX, kanë parë rritje të ndjeshme vlerësimesh këtë vit.

xAI u vlerësua me 75 miliardë dollarë në korrik, ndërsa sipas raporteve, SpaceX po diskuton ngritjen e kapitalit me një vlerësim rreth 400 miliardë dollarë.

Në listën e Forbes, Musk ndiqet nga themeluesi i Oracle, Larry Ellison, i cili renditet i dyti më i pasur në botë me një pasuri rreth 350,7 miliardë dollarë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat