spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:40
HomeKosovaAlbert Kinolli thotë se i kemi 8 vota nga grupi multientik për...

Albert Kinolli thotë se i kemi 8 vota nga grupi multientik për Glauk Konjufcën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha se pas një marrëveshje të arritur me LVV-në do të votojë për formimin e Qeverisë nga mandatari Glauk Konjufca.

Deputeti Kinolli tha se janë 8 deputetë nga 10 sa ka grupi multietnik që do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.

- Advertisement -

“Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me LVV-në dhe ne si partner të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si grup parlamentar multientik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me kushtetutë do të gjendet një zgjidhje dhe do ti kemi numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë”, tha ai, në një intervistë për rtv21.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat