spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:54
HomeKosovaVazhdon fushata, Murati njofton se nga ky muaj dalin me rritje pensionet...

Vazhdon fushata, Murati njofton se nga ky muaj dalin me rritje pensionet dhe shtesat e fëmijëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pensionet dhe shtesat për femijë nga ky muaj do të ekzekutohen me rritje.

Ai ka bërë të ditu se nga java e ardhshme pensionet që ishin 120 euro do të rriten në 150 euro, ku përfitues janë rreth 200 mijë pensionistë.

- Advertisement -

Po ashtu edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë.

“Dje u procesua grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 eurove për rreth 50 mijë studentë.
Kurse nga ky muaj, pra nga java e ardhshme, edhe pensionet që ishin 120 euro do të rriten në 150 euro, ku përfitues janë rreth 200 mijë pensionistë. Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë. Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat