spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:48
HomeKosovaPolicia e Kosovës dhe KFOR-i realizojnë ushtrim të përbashkët në veri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i realizojnë ushtrim të përbashkët në veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in, kanë realizuar sot një ushtrim të emëruar “ALAMO”, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt.

- Advertisement -

Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante speciale të Policisë.

“Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”, u tha në njoftimin e PK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat