spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
09:06
HomeKosovaDrejtësiaSupremja del me vendim për dy ankesat e LVV-së

Supremja del me vendim për dy ankesat e LVV-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar dy ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat ishin paraqitur kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë ditës së votimit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në rastin e parë, kolegji gjyqësor e ka hedhur si të palejuar ankesën e paraqitur nga LVV-ja, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 17 tetor 2025, duke konstatuar se për të njëjtën çështje tashmë është vendosur nga kjo gjykatë me aktgjykimin e datës 23 tetor 2025, si dhe se për faktin se “ankesa ishte parashtruar pas afatit të përcaktuar ligjor”.

- Advertisement -

Rasti ka të bëjë me kërkesën që VV e kishte parashtruar për verifikimin e drejtpërdrejtë të librave origjinalë të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, të ruajtur në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), “të konstatojë se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024 dhe të parimit të fshehtësisë së votës, të konstatojë se PZAP ka shkelur të drejtën për mjet efektiv juridik dhe proces të urdhërojë përsëritjen e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”.

Në rastin e dytë, kolegji gjyqësor e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Vetëvendosjes, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së të datës 29 tetor 2025.

- Advertisement -

Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së është marrë në përputhje me ligjin, duke konstatuar se ankesa e paraqitur nga subjekti politik LVV në PZAP, ishte e pasafatshme, pasi nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej 48 orësh, i përcaktuar me nenin 118 të Ligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

VV-ja, edhe në këtë rast ishte ankuar për votimin me asistencë, por kësaj radhe në komunën e Malishevës.

Në të dyja rastet, Gjykata Supreme ka theksuar rëndësinë e respektimit të afateve ligjore dhe procedurave të përcaktuara me ligj, gjatë ushtrimit të mjeteve juridike në proceset zgjedhore, si garanci për zbatimin e drejtë dhe të barabartë të së drejtës zgjedhore për të gjithë pjesëmarrësit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat