spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:55
HomeKosovaPas vrasjes së dyfishtë në Golluboc të Malishevës, kërkohet paraburgim për të...

Pas vrasjes së dyfishtë në Golluboc të Malishevës, kërkohet paraburgim për të dyshuarin kryesor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.I., i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se A.I., rreth orës 11:25, ka privuar nga jeta D.M. dhe N.M., të dy nga i njëjti fshat. I dyshuari, që është dhëndër i familjes së viktimave, kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij, I.M., dhe fëmijët e tyre, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj.

- Advertisement -

Gjatë largimit nga shtëpia, ka shpërthyer një debat mes A.I.-së dhe vëllezërve të gruas së tij, ku më pas i dyshuari ka nxjerrë një pistoletë të llojit TT dhe ka shtënë disa herë në drejtim të D.M. dhe N.M., duke i lënë të dy të vdekur në vend.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

KËRKESË PËR PARABURGIM NDAJ TË PANDEHURIT PËR VRASJEN E DYFISHT NË FSHATIN GOLLUBOC, KOMUNA E MALISHEVËS

Gjakovë, 7 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet A.I., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.I., më datë 06.11.2025 rreth orës 11:25 min, në fshatin Golluboc – Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc – Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes së tani të ndjerëve D.M., dhe N.M., shkon në vendin e cekur më lartë, tek shtëpia e të ndjerëve për t’a marr bashkëshorten I.M., dhe fëmijët, e cila ndodhej tek familja e saj me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe tani të ndjerët D.M., dhe N.M., e si shkak i  problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tani të ndjerëve, gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre e në momentin kur dëshmitarja I.M., përshëndetet me nënën e saj e del jashtë dyerve të oborrit në rrugë vëren të pandehurin – bashkëshortin e saj duke shtënë disa herë me armë të llojit Pistoletë TT në drejtim të vëllait të saj tani të ndjerit D.M., e më pas shtënë po ashtu disa herë në drejtim të vëllait tjetër të saj tani të ndjerë N.M., të ndjerët D.M., dhe N.M., nga plagët e marra në pjesë vitale të trupit mbesin të shtrire përtokë, i pandehuri hedh pistoletën dhe largohet në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat dërgohen në QKMF Kijevë pa shenja jete, të nesërmen i pandehuri arrestohet.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale, Vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.11 të KPRK-së, dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së

I pandehuri që nga data 7 nëntor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

TRAGJEDIA NË MALISHEVË / Astrit Isufi e kishte paralajmëruar gruan e tij se “nëse ndahesh do ta vras familjen”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat