spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:48
HomeKosovaZgjedhjet 2025Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, nis shpërndarja e materialit zgjedhor

Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, nis shpërndarja e materialit zgjedhor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nesër, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të votojnë sërish për të zgjedhur kryetarët e rinj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, sot në orët e mëngjesit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur shpërndarjen e materialit zgjedhor për këtë proces.

Komunat ku do të mbahet raundi i dytë janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

- Advertisement -

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në këto 18 komuna asnjë kandidat nuk arriti shumicën e nevojshme në raundin e parë, prandaj procesi po vazhdon në balotazh.

KQZ ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike janë drejt përfundimit. Po ashtu, në orën 11:00 KQZ do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet Plani Operacional për ditën e zgjedhjeve të nesërme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat