spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:10
HomeKosovaMe pranga dhe i rrethuar nga policë, del nga spitali i dyshuari...

Me pranga dhe i rrethuar nga policë, del nga spitali i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare ku edhe po merrte trajtim pas gjetjes nga Policia e Kosovës.

Ai ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar nën fshatin Plloqicë jo larg fshatit ku kishte ndodhur tragjedia.

- Advertisement -

Në momentin e kapjes, Isufi ishte kishte qenë i lënduar.

Menjëherë pas arrestimit, atij i ishte ofruar ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Isufi është i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij.

Më herët ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje me 5 muaj burg.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat