spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:40
HomeKosovaZgjedhjet 202580 prokurorë angazhohen për zgjedhjet e balotazhit

80 prokurorë angazhohen për zgjedhjet e balotazhit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e kryeprokurorit të shtetit ka njoftuar se i ka angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial, për mbarëvajtjen e procesit në votimit në 18 komunat ku sot po zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Ata po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale, tha zyra e kryeprokurorit në një njoftim për media.

- Advertisement -

“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat