Kryetari i deritashëm dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat në krye të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e balotazhit.
Ai ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet që ka mbajtur brenda LDK-së.
“Unë si kryetar i degës së LDK-së e marrë përgjegjësinë. Na kanë rrjedhur dikur votat. Jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga drejtimi i LDK-së në Obiliqit. LDK nuk ka qenë kurrë më e fortë. Do të jem gjithherë anëtarë i devotshëm i LDK-së. Na priftë fati.



