spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:06
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti: Fituam 7 komuna në total, është sukses i VV-së, synuam më...

Kurti: Fituam 7 komuna në total, është sukses i VV-së, synuam më shumë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është prononcuar për herë të parë pas publikimit të rezultateve preliminare të KQZ-së.

Nga Fushë Kosova, ai tha se VV-ja ka fituar në 7 komuna në total, krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku fituan në 4, e në fillim në 1.

- Advertisement -

Sipas tij, ky është sukses i VV-së, ndonëse tha se kanë synuar më shumë se kaq.

“Përgëzoj kryetarët e komunave që kanë qeverisur, Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Po presim rezultatet ende nga komunat e tjera, dhe do ju drejtohemi sërish. Tash po shkoj në tubimin festiv në Fushë Kosovë, pastaj në Kastriot dhe në Mitrovicë”, tha Kurti,

- Advertisement -

Ai poashtu falënderoi qytetarët që e shfrytëzuan të drejtën për të zgjedhur në mënyrë demokratike kryetarët e komunave në 18 sosh në këtë balotazh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat