Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së fituesit sipas rezultateve të KQZ-së.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një fotografi, Peci i ka shprehur falënderimet qytetarëve të Mitrovicës, duke shkruar: “Me përulësi, faleminderit Mitrovicë”.



