spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
07:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025Cakolli tregon se me sa banorë do qeverisin partitë politike

Cakolli tregon se me sa banorë do qeverisin partitë politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli, nga KDI, ka treguar se me sa banorë do qeverisin partitë politike.

LDK-ja ka fituar në 7 komuna dhe do qeverisë me rreth 550 mijë banorë.

- Advertisement -

Më pas është PDK-ja, LVV-ja dhe AAK-ja.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Përtej numrit të komunave të fituara, një mënyrë më domethënëse për të kuptuar fuqinë reale të partive kryesore politike – sipas rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë komunash – është të analizohet numri i banorëve që jetojnë në komunat që ato do të udhëheqin. Kjo pasqyron më mirë ndikimin real të secilës parti në jetën e qytetarëve dhe peshën e saj demografike, përtej thjesht fitoreve numerike.

Sipas kësaj qasjeje, të bazuar në të dhënat aktuale të popullsisë (votuesve) për komunat e fituara:

– LDK do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 550 mijë banorë;

– PDK do të udhëheqë me 6 komuna, me rreth 490 mijë banorë;

– LVV do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 420 mijë banorë;

– AAK do të udhëheqë me 5 komuna, me rreth 340 mijë banorë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat