Bashkimi Evropian përmes zyrës së saj në Kosovë, ka reaguar pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve.
“Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.



