spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
06:58
HomeKosovaZgjedhjet 2025Publikohet harta e fitoreve, numërohen 100% e votave

Publikohet harta e fitoreve, numërohen 100% e votave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dje u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Prishtina do të vazhdojë të jetë nën qeverisjen e Përparim Ramës, përderisa Faton Peci fitoi betejën në Mitrovicë.

- Advertisement -

LVV-ja arriti që përveç Mitrovicës, ta shtojë edhe Fushë Kosovën e Obiliqin.

Por, si duket tash harta e Kosovës me partitë të cilat kanë fituar.

- Advertisement -

Vetëvendosje tashmë është në pushtet në shtatë komuna: Shtime, Fushë Kosovë, Kamenië, Gjilan, Obiliq, Podujevë dhe Mitrovicë.

Edhe LDK-ja, ka në udhëheqje shtatë komuna: Lipjan, Istog, Pejë, Junik, Dragash, Prishtinë dhe Viti.

PDK-ja ka humbur dy komuna në këto zgjedhje, Drenasin dhe Mitrovicën. Partia e Memli Krasniqit udhëheqë në: Vushtrri, Prizren, Ferizaj, Han të Elezit dhe Skënderaj.

AAK-ja ka ruajtur të gjitha komunat ku ka udhëhequr: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Deçan.

Kurse, Lista Serbe ka 10 komuna të fituara.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat