spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:23
HomeKosovaKurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nëjehrit kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përkundër bashkimit të të gjithë kundërshtarëve Lëvizja nuk u ndalë, duke shënuar fitore në shtatë komuna.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale një ditë pas zgjedhjeve lokale për rund të dytë, ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe kontributin në demokraci, ndërsa u kërkoi që tani ta bëjnë përgjegjës secilin kryetar për premtimet që ka dhënë.

- Advertisement -

“Të dashur qytetarë të Kosovës, ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra. Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore. Përzemërsisht, Albin Kurti”, ka shkruar Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat