Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku kërkon nga institucionet e sigurisë hetim për dyshimet për manipulim votash në Mitrovicë të Jugut.
“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë”, shkroi Lushtaku.
Ai tha se “treni bullgar”, metoda e njohur e vjedhjes së votave duhet të quhet “treni i Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, shkruan ai.



