spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:06
HomeKosovaDrejtësiaHill: Thaçi ishte kriminel, vetëm për Millosheviqin

Hill: Thaçi ishte kriminel, vetëm për Millosheviqin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I vetmi njeri që ka folur keq për ish-presidentin, Hashim Thaçin ka qenë diktatori Sllobodan Millosheviq.

Këtë e dëshmoi sot diplomati amerikan që ka pasur kontakt direkt me të dytë, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Hill në ditën e parë të dëshmisë së tij, tregoi se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë vertikale të komandimit e as Thaçi nuk ka qenë komandant i saj.

Dëshmia e Hillit tani është e përqendruar rreth bisedimeve në Rambuje më 1999, dhe rolit të Hashim Thaçit në to.

- Advertisement -

Hill tha se Thaçi nuk e pranoi dokumentin e marrëveshjes për shkak se pavarësia e Kosovës nuk përmendej në të.

I pyetur nga mbrojtja se pse ai nuk e pranonte dokumentin, Hill theksoi: “Thaçi më tha se nëse do ta pranoja, do të më vrisnin sapo të kthehesha në Kosovë”.

Hill tha se Thaçi e kishte thënë këtë në dy raste.

“Unë nuk e pyeta si apo nga kush [do të vritej], por thjesht e kuptova se ai nuk ishte në pozitë për të thënë ‘po’”, tha Hill.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat