spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
05:59
HomeNjërin Xhafer e ktheu, por çka do të ndodh me Xhaferin tjetër?

Njërin Xhafer e ktheu, por çka do të ndodh me Xhaferin tjetër?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Debate të shumta ka nxitur paraqitja e fundit e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit doli me njoftimin se ka refuzuar largimin e Xhafer Gashit nga pozitat brenda kësaj partie.

- Advertisement -

Por mes shumë komenteve, kishte të shumtë që e pyetën se çka po ndodh me Xhafer Tahirin.

Tahiri kishte arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e balotazhit në Vushtrri.

- Advertisement -

Ky veprim kishte shkaktuar tërmet në LDK në qendër.

Përkundër që Tahiri kishte publikuar SMS-të me Abdixhkun, kreu i LDK-së ka paralajmëruar veprime pas 9 nëntorit.

Deri më tani nga LDK nuk ka dalë asnjë vendim, por as nga Tahiri nuk është marrë ndonjë vendim, pasi koalicioni i tij i lidhur me LVV-në nuk i ndihmoi kësaj të fundit për ta fituar garën kundër kandidatit të PDK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat