spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:51
HomeSiguriaUshtriaSukses për FSK-në: dy oficerë diplomojnë në Gjermani në fushën e sigurisë

Sukses për FSK-në: dy oficerë diplomojnë në Gjermani në fushën e sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se dy oficerë, Nënkolonel Fatlum Demiri, Major Leutrim Hoti dhe Major Gurakuq Haradinaj, kanë diplomuar në Programin për Studime të Aplikuara të Sigurisë (Program on Applied Security Studies – PASS)”, në Gjermani.

FSK ka theksuar se PASS është program i nivelit pasuniversitar në studimet ndërkombëtare të sigurisë që ka për qëllim forcimin e aftësisë së profesionistëve civilë dhe ushtarakë për të analizuar, kuptuar dhe për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë përmes të mësuarit të aplikuar, dialogut strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Oficerët e FSK-së diplomojnë në “Programin për Studime të Aplikuara të Sigurisë (Program on Applied Security Studies – PASS)”

- Advertisement -

Nënkolonel Fatlum Demiri, Major Leutrim Hoti dhe Major Gurakuq Haradinaj kanë përfunduar Programin për Studime të Aplikuara të Sigurisë (Program on Applied Security Studies – PASS) në Garmisch – Partenkirchen, Gjermani, të organizuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall Center” ku kanë marrë pjesë 82 pjesëmarrës nga 51 shtete të ndryshme nga 5 kontinente të botës.

PASS është një program i nivelit pasuniversitar në studimet ndërkombëtare të sigurisë që ka për qëllim forcimin e aftësisë së profesionistëve civilë dhe ushtarakë për të analizuar, kuptuar dhe për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë përmes të mësuarit të aplikuar, dialogut strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky program shërben si një platformë për edukim strategjik dhe ndërtim rrjeti që përgatit zyrtarë dhe oficer të nivelit të mesëm dhe të lartë nga vendet partnere për të formuluar dhe zbatuar strategji të integruara të sigurisë në përputhje me vlerat demokratike dhe normat ndërkombëtare.

Ushtarakët tanë kanë treguar suksese në këtë program duke qenë udhëheqës dhe prezantues kryesor të grupeve, seminareve dhe lëndëve përkatëse përgjatë tërë programit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat