spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:28
HomeUncategorizedKQZ i dëgon në rinumërim 41 vendvotime në Drenas

KQZ i dëgon në rinumërim 41 vendvotime në Drenas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 të së martës është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 15 Qendra Komunale të Numërimit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, verifikimi është përfunduar në komunat: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

- Advertisement -

“Procesi i verifikimit po vazhdon edhe në dy komuna të tjera, ndërsa në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut, aktivitetet janë ndërprerë për shkak të arsyeve që tashmë janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

KQZ ka theksuar se do të vazhdojë të informojë publikun në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

- Advertisement -

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në orën 14:00 të së martës do të nisë rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe përfshijnë vendvotimet me numrat: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat