spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:21
HomeKosovaHoti reagon pas deklaratave të Presidentes Osmani: Mjerim

Hoti reagon pas deklaratave të Presidentes Osmani: Mjerim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes e cila ka adresuar një këkresë deputetëve që që të vendosin në interes të qytetarëve dhe të shtetit, pasi sipas saj gjatë tërë vitit 2025 nuk kanë bërë asgjë.

Ish-kryeministri Hoti ka shkruar në Facebook se deklarimi i sotëm i të parës së shtetit është “mjerim”.

- Advertisement -

“Deklarimi i sotëm i të parës së shtetit lidhur me çështjet që presin për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës është për keqardhje. Ajo e di se për tu shqyrtuar ato çështje në Kuvendin e Kosovës duhet detyrimisht të kryhen disa veprime kushtetuese që lidhen me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet”, shkruan Hoti.

Hoti ka thënë se Osmani i është bashkuar aleatit të saj në fushatën e presionit publik ndaj partive politike.

- Advertisement -

“Duke qenë se e di këtë, që është e kuptueshme për secilin, ajo po renditet krahas aleatit të saj në fushatën e presionit publik ndaj partive politike. Bile i fton edhe mediat që të bëjnë presion tek partitë politike. Ajo po i bashkohet kësaj fushate që është në funksion të ndërtimit të narrativave mashtruese për zgjedhjet e reja. Asgjë e re në këtë drejtim, kështu ka vepruar gjatë gjithë mandatit. Në anën tjetër, ajo e ka aktgjykimin e Gjykatës Supreme që e thotë qartë se anëtarët e qeverisë të betuar si deputetë janë duke mbajtur postet qeveritare në mënyrë joligjore. Për këtë nuk e thotë asnjë fjalë, edhe pse Kushtetuta e Kosovës e detyron të sigurojë funksionim kushtetues të institucioneve. Kaq për moralin politik të saj. Mjerim”, ka shkruar Hoti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat