spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:45
HomeKosovaLituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkim Zeqiri është emëruar konsull nderi dhe udhëheqës i Konsullatës së Lituanisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

“Jam i nderuar të ndaj me ju se lajmin se jam emëruar nga Shkëlqesia e Tij, Kęstutis Budrys, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, si Konsull Nderi dhe Kryetar i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ambasadorit Eduardas Borisovas për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve midis Lituanisë dhe Kosovës duke iniciuar dhe promovuar hapjen e Zyrës Konsullore në Kosovë”.

Ai njëherësh ka njoftuar se konsullata e shtetit të Lituanisë së shpejti do të fillojë me ofrimin e shërbimeve në vendin tonë.

- Advertisement -

“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë të ofrojë shërbime që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor midis dy vendeve tona”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat