spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:51
HomeKosovaZgjedhjet 2025Bajrami thotë se kushdo që ka prekur votat, e ka vendin në...

Bajrami thotë se kushdo që ka prekur votat, e ka vendin në burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas raportimeve të shumta për parregullsi në procesin e numërimit të votave në Mitrovicë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka theksuar se çdo ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve është krim që duhet të ndëshkohet.

- Advertisement -

“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg,” ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.

I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.

Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.

Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat