spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
05:47
HomeKulturë“Poema e mungesës” - romani i ri në vargje i Rita Petros,...

“Poema e mungesës” – romani i ri në vargje i Rita Petros, himn për dashurinë dhe humbjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtarja e poetja  Rita Petro ka promovuar librin e saj të ri “Poema e mungesës”, një vepër e lindur 5 vite më parë. Vetë autorja tha se s’ka dashur që të jetë ajo dhe personalja e saj, ka dashur ta tejkalojë. Shumë veta, e lidhin me humbjen e partnerit të saj, por Petro e sheh disi më gjerë.

“Humba se çdo gjë që ishte imja zgjerohej shumë dhe më dilnin shumë tema gjatë rrugës, tema e vdekjes, burgosjes së shpirtit, bukurisë artificiale e universale, tema e popullit të vogël që ka përballë një pushtet arrogant. Vura që  pasi ai iku, ndodhnin shumë ngjarje dhe ky libër është një bashkëbisedim”, tha Petro.

- Advertisement -

Mungesa, vetmia dhe vetë tepria përvijojnë qasjet e librit dhe reflektimet mbi kohët e gjata kur njeriu sheh veten në pasqyrë duke parë në të, dritëhijet.

“Libri është si roman në vargje, që ka prolog, himn për dashurinë, pjesën e poemës, shtrati gjysmë bosh’, që ndahet në dy pjesë, dashuria dhe vdekja. Është poema e mungesës universale, ku shoh edhe vetminë e yllit që digjet pa emër, është një udhëtim në kozmos, në jetën tonë, në mikrokozmosin tim, ku në një poemë shkrihet çdo gjë dhe është një si nirvanë, është djegur dhimbja, jemi kthyer në hiç, dhe ka pyetje se çfarë është Zoti e çfarë është hiçi dhe mbase ne jemi hiç”, tha Petro.

- Advertisement -

Ajo nuk la mënjanë as rolin e intelektualit në shoqëri.

“Pra po të jemi ne pjesa intelektuale, ata quhen popull, po të mos jemi ne do t’i shajnë se janë turmë. Vendi i intelektualit dhe i një populli të vetmuar është i vështirë- tribunën e ka bosh, këndojnë me qiri të fikur dhe kur vijën nuk kanë me vete një fije shkrepëse, mungon shumë pjesa shpirtërore”, tha ajo.

Libri i Petros, përshkon ndjesitë e ndryshme njerëzore, të ndikuara nga humbjet e dhimbjet, nga tërësia e ndjesive që na plotësojnë e na përgjysmojnë në një botë, ku luftrat, kaosi, krizat dominojnë panoramën e madhe duke shkërmoqur nga poshtë në heshtje edhe mikrokozmoset tona. /BalkanWeb

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat