Pak më parë, Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
I pyetur se nëse është konsultuar me ish-krerët e kësaj partie për këtë gjë, me Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin, ai ka thënë këta dy të fundit nuk përzihen në vendimet e as në udhëheqjen e PDK-së.
“Përkundër miteve që kryesisht krijojnë kundërshtarët tonë politikë, zoti Thaçi e zoti Veseli, as nuk janë përzi as nuk përzihen në udhëheqjen e as vendimet e PDK. Këto kanë qenë deklarata dashkëqija, kështu që jo nuk kam pasur diskutime me ta. Sepse ka qenë shumë vështirë ti shohim e ti kontaktojmë. Por ne e njohim aq mirë njëri tjetrin, kam qenë nënkryetar edhe i Thaçit edhe Veselit për kohë të gjatë, kemi bashkëpunuar shumë, nuk besoj dhe shpresoj që s’ka me i befasu. Dhe jam i bindun që edhe sot kur e marrin vesh këtë vendim, ata e dinë që ky është vendim i duhur’’, ka deklaruar ai.
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së



