spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:19
HomeSiguriaUshtriaKomandanti i KFOR-it pret në takim Shefin e Mbrojtjes së Austrisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim Shefin e Mbrojtjes së Austrisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KFOR-i ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Austrisë, Rudolf Striedinger.

Në njoftim bëhet e ditur se takimi është zhvilluar në kampin e KFOR-it, “Film City”, në Prishtinë.

- Advertisement -

Në takim, të dy ata, kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, ku Ulutas ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar të Austrisë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "RONOEEFOREY FORE Welcome WelcometoHQ.KFORPristina to HQ KFOR Pristina KFOR HEADQU SINCE RSTRONGE GEN RudolfSTRIEDINGER Rudolf STRIEDINGER of ofDefenceStafAustrianA Defence Staff affAustrianA AIM 12NO 12NOY RSTRONGERI"

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Austrisë, Gjeneral Rudolf Striedinger, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, në Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë. Gjeneral Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Austrisë në misionin e KFOR-it.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat