spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:11
HomeKosovaGuri thotë se s’ka Qeveri “Konjufca 1”, shkojmë në zgjedhje

Guri thotë se s’ka Qeveri “Konjufca 1”, shkojmë në zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë mbetur edhe pak ditë kur Glauk Konjufcës, si mandatar i kalon afati për formimin e Qeverisë.

Duke folur për këtë çështje, deputeti i LDK-së Paris Guri, në Klan Kosova ka thënë se s’do të ketë Qeveri “Konjufca 1”.

- Advertisement -

“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka ardhur si rezultat i gjetjes së ndonjë zgjidhje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicion për partitë e tjera”, deklaroi Guri.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon të afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

“Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë disa ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ne e kemi bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë format të qeverisjes”, theksoi deputeti i PDK-së

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat