spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:34
HomeKosovaOsmani takohet me ambasadori britanik, diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe...

Osmani takohet me ambasadori britanik, diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë. Presidentja gjithashtu diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë tranzicionale, përfshirë mbështetjen për Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, si një institucion kyç për dokumentimin e së vërtetës dhe promovimin e drejtësisë. Në përmbyllje, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë, si dhe të drejtave të njeriut.”

- Advertisement -

Osmani e Hargreaves kanë folur edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën për lidhjen e një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar.

“Në vazhdë të kësaj, u diskutua edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, siç është diskutuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat