spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:41
HomeKosovaTragjike: Shqiptari nga Kosova humb jetën në përpjekje për të ndaluar hajnin

Tragjike: Shqiptari nga Kosova humb jetën në përpjekje për të ndaluar hajnin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një shqiptar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetë derisa përpiqej të ndalonte hajnin.

Mediat amerikane raportojnë se ai ishte mbikëqyrës i një pallati apartamentesh në Bruklin.

- Advertisement -

Sipas policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, u gjet i plagosur rëndë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve, raporton NBC News NY.

- Advertisement -

Burim Havolli, 41 vjeç, ishte i martuar dhe la pas vetes tre fëmijë.

Ai ishte shpërngulur në Brooklyn gjatë luftës në Kosovë.

Ngjarja raprtohet të ketë ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Burim Havollit do të bëhet në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat