Helena Kadare rikthehet në panair si shkrimtare.
Nën titullin “Gruaja e lirë” ajo ka botuar një libër me tregime ku Parisi dhe Pogradeci, Tirana dhe Kinostudio shpalosen përmed syrit të personazheve të saj.
Gra e burra, të panjohur por edhe personazhe si Lasgush Poradeci vijnë para lexuesit me optikën e një shkrimtareje. Në një intervistë për News24, Helena Kadare rrëfen gruan e lirë brenda saj, në letërsinë e saj dhe po ashtu kohët përkrah Kadaresë.
Në intervistë e dhënë gjatë Panairit të Librit ajo rrëfen vitin pa Kadarenë.
“Po ju tregoj diçka krejt intime. Unë vetëm para 10 ditësh kam hyrë në dhomën e tij, dhe vetëm tani e kam pranuar se ai nuk është më. Më parë thosha ka dalë, do vijë, po punon në studion e tij. Tani që e kam pranuar, tani ka filluar vetmia”, tha ajo mes të tjerash.



