spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:32
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja nis marshin kondicional në parkun e Gërmisë

FSK-ja nis marshin kondicional në parkun e Gërmisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot ka nisur stërvitjet në parkun e Gërmisë për një marshim kondicional.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar pamje të tyre derisa po marshonin në shtegun e parkut.

- Advertisement -

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, ka shkruar Maqedonci.

- Advertisement -

Për këtë stërvitje të FSK-së dje njoftoi edhe Komuna e Prishtinës, e cila tha se qytetarët që do t’i shohin pjesëtarët e FKS-së në Gërmi s’kanë arsye për shqetësim meqë ky është një aktivitet i rregullt i tyre.

“Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim”, tha dje Komuna e Prishtinës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat