spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:30
HomeSiguriaÇfarë po ndodh në veri të vendit, vandalizohet përmendorja e ish-ushtarit të...

Çfarë po ndodh në veri të vendit, vandalizohet përmendorja e ish-ushtarit të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës njoftoi për një incident të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ku dy automjeteve iu janë dëmtuar gomat dhe një përmendore është vandalizuar me stikersa.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë se një grup prej rreth dhjetë personash ishte mbledhur në vendin e ngjarjes, por u shpërndanë pasi reagoi policia.

- Advertisement -

“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthy gomat me mjete të mbrehtë (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast. Njerëzit janë shpërnda dhe policia po merret me rastin”, ka njoftuar Elshani.

Elshani ka njoftuar se 4 persona janë duke intervistuar në lidhje me rastin.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat