spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:13
HomeEkonomiDimri sjell shtrenjtim të produkteve vendore, paralajmëron Rafuna

Dimri sjell shtrenjtim të produkteve vendore, paralajmëron Rafuna

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm.

Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

- Advertisement -

Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore.

Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese. Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat