Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet e trajnimit të përbashkët që po zhvillohet mes pilotëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcës Ajrore shqiptare.
Vengu tha se ky trajnim po bëhet për rritje të gatishmërisë operacionale.
“Pilotët e Forca Ajrore dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhuar në trajnimin e përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale!”, shkroi ai.
Ky program është paraparë në kuadër të marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë.



