OVL e UÇK-së ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e organizuar në Strasburg.
Protesta ka qenë në mbrojtje të luftës çlirimtare, pasi ish-krerët e luftës po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Njoftimi i plotë:
Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare.
Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër.
Rroftë UÇK-ja!



