spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:51
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës: Arrestuam katër gjuetarë serbë, kanë hyrë të armatosur në...

Policia e Kosovës: Arrestuam katër gjuetarë serbë, kanë hyrë të armatosur në territorin e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës nëpërmjet një deklarate për media.

Sipas policisë, katër serbët kishin kaluar ilegalisht vijën kufitare dhe me vete kishin armë.

- Advertisement -

“Njësite policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar (gjuetarë) shtetas të Serbisë për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Sipas policisë, armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore.

- Advertisement -

“Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje mediave që të referohen vetëm në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pa konfirmuar, i cili mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike”, njofton policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Katër gjuetarë serbë arrestohen brenda territorit të Kosovës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat