spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
19:19
HomeKosovaGjoshi: Konventa e PDK-së është moment i unitetit tonë politik

Gjoshi: Konventa e PDK-së është moment i unitetit tonë politik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretari PDK-së, Betim Gjoshi, ka vlerësuar se Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit, e cila do të mbahet sot, nuk është vetëm një tubim i zakonshëm.

Ai ka vlerësuar se konventa është moment i unitetit tonë politik.

- Advertisement -

Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoshi ka shkruar se vendi ka nevojë për PDK-në e fortë.

“Konventa e nesërme e Partisë Demokratike të Kosovës nuk është vetëm një tubim i zakonshëm, por është moment i unitetit tonë politik. Sot, më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për PDK-në e fortë dhe me vizionin e qartë për të ardhmen e Kosovës që prej vitesh e ka humbur rrugën. Konventa e nesërme do të shërbejë për t’i dhënë shpresë Kosovës e mobilizim të të gjithëve për ta çuar PDK-në drejt fitores në zgjedhjet e shpejta që na presin”, ka shkruar ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat