spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
19:19
HomeKosovaOsmani korrigjon deklaratën për “900 bandat”: I referohesha rasteve, jo grupeve

Osmani korrigjon deklaratën për “900 bandat”: I referohesha rasteve, jo grupeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo e ka pasur fjalën për “numrin rasteve” dhe jo numrin e bandave kriminale, në deklaratën e saj të dhënë për “Politico”, për luftën ndaj krimit.

Ajo për media ka theksuar edhe se kjo ka qenë e paqëllimshme, dhe se, menjëherë është bërë ndryshimi i nevojshëm te intervista.

- Advertisement -

“Ju e dini që dje kemi dhënë një sqarim, në intervistën që e kam dhënë janë bërë ndryshimet e nevojshme, në fakt çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve, sepse siç e thatë edhe ju, bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste qoftë të keqpërdorimit të votave, pastaj presionit të vazhdueshëm, futjes ilegale të armeve në Kosovë”.

“Pra kam menduar për raste, dhe ka qenë diçka shumë e paqëllimshme që është bërë, menjëherë është bërë ndryshimi i nevojshëm te intervista. Ajo nuk ka dalë në mediat ndërkombëtare, kanë dalë vetëm disa pjesë, dhe kjo s’ka qenë asesi sepse jemi siguruar që jemi siguruar që të bëhet korreksioni zyrtar”, ka thënë ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat