spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
17:29
HomeKosovaLargohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit

Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka larguar arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit pas shqetësimit të banorëve.

Sipas policisë, arinjtë janë larguar nga Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” dhe janë kthyer në arealin e tyre natyror në pyje dhe janë ushqyer në vendbanimin e tyre, duke siguruar që të mos rikthehen në zonat e banuara.

- Advertisement -

Raporti i PK-së:

Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit

- Advertisement -

Prizren, 17 nëntor 2025

Ditëve të fundit në fshatin Bellobrad dhe rrethin janë paraqitur disa arinj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, sidomos tek prindërit e nxënësve të shkollës së fshatit. Pas pranimit të një ankese dhe kërkese për intervenim nga drejtori i shkollës së fshatit, policia ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme.

Policia, konkretisht Stacioni Policor në Dragash, fillimisht ka shtuar patrullimet policore në zonën e fshatit Bellobrad dhe ka njoftuar për bashkërendim institucionet përgjegjëse:

– Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,

– Drejtorin e Parkut Kombëtar “Sharri”,

– Drejtorin Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe

– Shoqatën e Gjuetarëve “Dhia e Egër” nga Dragashi.

Nga Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” është konfirmuar se aksioni për largimin e arinjve është përfunduar me sukses. Arinjtë janë kthyer në arealin e tyre natyror në pyje dhe janë ushqyer në vendbanimin e tyre, duke siguruar që të mos rikthehen në zonat e banuara.

Policia informon edhe njëherë banorët e fshatit Bellobrad dhe rrethin se arinjtë janë larguar dhe zona është e sigurt për qytetarët.

Falënderojmë të gjitha institucionet dhe shoqatën e gjuetarëve për bashkëpunimin e treguar në këtë rast.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat