spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:18
HomeKosovaDrejtësiaWesley Clark: Ushtria serbe i frikësohej UÇK-së

Wesley Clark: Ushtria serbe i frikësohej UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte veti komanduese dhe kontrolluese.

Sipas tij, UÇK-ja ishte grup njerëzish i vetorganizuar, me motive për të luftuar.

- Advertisement -

Pos të tjerash, gjenerali tha se ushtria serbe ia kishte frikën UÇK-së.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme. Ishte e qartë që ishte grup i motivuar për të luftuar, ndonjëherë ata kapnin ndokënd, në një pikë e kishin kapur një rus dhe unë nuk isha i interesuar për këtë. Ishin thjesht njerëz të vetorganizuar”, tha Clark.

- Advertisement -

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se sipas asaj që kishte parë në Rambuje, Hashim Thaçi nuk ishte komandant ushtarak.

Clarku foli për Marrëveshjen e Rambujesë, duke thënë se u pranua vetëm nga pala shqiptare, ndërsa serbët nuk e pranuan. Sipas tij, kjo ishte një bazë për të filluar ata diçka.

“U takova me zotin Thaçi njëherë të dytë përpara se të fillojë fushata bombarduese. Ai ishte një prej personave më me autoritet, ishte më i riu. Më bindësi. Ishe personi që ishte veshur më mirë, ishte personi që kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme. Meqë e kuptova, ai kishte jetuar në Zvicër, fliste gjermanisht. Nuk fliste shumë anglishte asokohe. Unë nuk flisja shumë gjermanisht dhe ishte e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin. Por, ai nuk ishte komandanti ushtarak”, tha Clarku.

Clarku tha se kur u takua me Thaçin herën e tretë, i kërkoi ndihmë. Por, sipas tij, Thaçi nuk e ndihmoi pasi që nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.

Dëshmitari Clark pohoi se Thaçi nuk e ndihmoi për të identifikuar objektivat dhe që nuk e kishte as idenë bazike të operacioneve ushtarake.

Si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Clarku u pyet rreth strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se UÇK-ja nuk kishte veti komanduese e as kontrolluese.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat