spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
17:29
HomeKosovaShkatërrohen qindra kilogramë narkotikë

Shkatërrohen qindra kilogramë narkotikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar janë shkatërruar në Prizren nën mbikëqyrjen nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia.

Përmes një njoftimi nga Sistemi Prokurorial thuhet se me autorizim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka marrë pjesë të hënën në procesin e shkatërrimit të substancave narkotike të konfiskuara në raste të ndryshme penale.

- Advertisement -

Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, i përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, duke respektuar procedurat standarde dhe masat e sigurisë. Procesi u realizua në një ambient të licencuar, në përputhje me kërkesat ligjore.

Gjatë këtij procesi janë shkatërruar: marihuanë: 347 kg e 804.79 g, kokainë: 886.89 g, heroinë: 7 kg e 788.7 g, bimë kanabis: 8 copë, fara kanabisi: 100 kg + 37.7 g, kërpudha narkotike: 155.7 g, monedha të letrës: 160 euro, valixhe (çanta): 3 copë.

- Advertisement -

“Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat