spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
15:41
HomeKosovaDeklaratë nga tre bashkëthemelues të UÇK-së në përvjetorin e themelimit

Deklaratë nga tre bashkëthemelues të UÇK-së në përvjetorin e themelimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, më 17 nëntor, ishte përvjetori i 31 i themelimit e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “UÇK”.

Procesin e themelimit – emërtimit e ndërtimit të saj e bëri Kryesia e LPK-së, respektivisht Sektori i Veçantë.

- Advertisement -

Nën drejtimin e Shtabit Qendror, e më vonë të Shtabit të Përgjithshëm, arritëm sukses të paimagjinueshëm deri atëherë. Arritëm besueshmërinë e lartë në popull, mbështetjen e diasporës, mbështetjen e Shtetit shqiptar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Fituam besimin e NATO-s, të ShBA-ve dhe në fund me mbështetjen e tyre dhe mbarë Perëndimit çliruam Kosovën.

Ky është sukses i kombit e i të gjithë atyre që kontribuuan për liri.

- Advertisement -

Tendenca për të shtrembëruar historinë e UÇK-së nga elementë të papërgjegjshëm është përpjekje që nuk ka të bëjë me të vërtetën.

Ngado që të thuhen e shkruhen të pavërteta siç ndodhi ndonjëherë, historia e mbështetur në dokumente e arkiva do i hedh poshtë si insinuata të pavërteta.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

  1. Azem Syla
  2. Xhavit Haliti
  3. Nait Hasani.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat