spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:26
HomeKulturë“Skampis 2025”: Elbasani në fokusin e piktorëve

“Skampis 2025”: Elbasani në fokusin e piktorëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Elbasani mirëpret edhe këtë vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2025”, një aktivitet që mbledh artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria për të sjellë përmes penelit atmosferën, historinë dhe shpirtin e qytetit.

Me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”, kolonia synon të promovojë Elbasanin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke pasqyruar bukuritë natyrore, monumentet historike dhe karakterin urban të qytetit.

- Advertisement -

Pjesëmarrës në këtë edicion janë piktorët, Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.

Artistët po zhvillojnë krijimet e tyre në pika të ndryshme të qytetit, aty ku Elbasani shpalos identitetin e tij, nga kalaja dhe rrugicat karakteristike, deri tek peizazhet natyrore përreth.

- Advertisement -

Ekspozita përmbyllëse do të mbahet sot në mbrëmje në hollin e Teatrit “Skampa”, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë të gjitha veprat e realizuara gjatë ditëve të kolonisë, raporton atsh.

Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” mbetet një dëshmi e përkushtimit të Bashkisë Elbasan për të mbështetur artin, kulturën dhe promovimin e identitetit të qytetit, duke e forcuar pozicionin e Elbasanit si një qendër të rëndësishme kulturore në Shqipëri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat