spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
15:41
HomeKosovaVeteranët e UÇK-së përballë sfidave të rënda: Raportohen mbi 50 vetëvrasje

Veteranët e UÇK-së përballë sfidave të rënda: Raportohen mbi 50 vetëvrasje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Luftuan për liri, por edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës, kujtimet vazhdojnë të mbesin të gjalla. Për shëndetin mendor të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri më sot nuk është kujdesur askush.

Edhe pse në letër, përmes ligjit për veteranë ishte paraparë të ndërtohej një Qendër e Stresit Posttraumatik.

- Advertisement -

Domosdoshmërinë e themelimit të kësaj qendre, e cila ishte premtuar që në 2014, e thekson edhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, raporton Klan Kosova.

Sipas tij, trajtimi i vetëm i veteranëve janë momentalisht medikamentet qetësuese. Sipas Sylës, më shumë se 50 luftëtarë të UÇK-së i kanë dhënë fund jetëve që nga paslufta, dhe kjo dyshohet që lidhet me traumat e pashëruara të saj.

- Advertisement -

Në Pejë, me 15 shtator të 2025-ës u raportua që një burrë kishte vrarë veten me pushkë në shtëpinë e tij.

11 ditë më vonë, një veteran nga fshati Përpellac i Podujevës kishte privuar veten nga jeta pikërisht në varrezat e dëshmorëve.

Për të dyja këto raste, Syla dyshon se kanë ndodhur si pasojë e traumave të luftës pasi të dy ishin ish – luftëtarë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat