spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:24
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku “e tejkalon Haradinajn” me akuzat ndaj Kurtit

Abdixhiku “e tejkalon Haradinajn” me akuzat ndaj Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Abdixhiku akuzon Kurtin: “Po e dhuron një Kosovë të dobët dhe të izoluar”

storm•/LDK: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se politika e tij po kontribuon në një Kosovë të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht – një gjendje që, sipas tij, është në interes të Serbisë. Duke folur në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, Abdixhiku tha se politika aktuale po dëmton vendin dhe ka përmendur sanksionet ndërkombëtare ndaj Kosovës, si dhe mungesën e njohjeve të reja dhe të anëtarësimeve.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, Abdixhiku theksoi se Serbia ka arritur të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme ushtarake dhe ekonomike me aleatët perëndimorë të Kosovës, duke përmendur marrëveshjet për avionë luftarakë me Francën dhe partneritetin strategjik për energjinë me SHBA-të.

Si dallim kryesor mes tij dhe qeverisë aktuale, Abdixhiku deklaroi se partia e tij fokusohet në të ardhmen, duke lënë mënjanë të kaluarën. Ai premtoi që, nëse vjen në pushtet, do të rrisë koeficientin e pagave në 150 euro brenda javës së parë të qeverisjes së tij, duke e bërë këtë ndryshim përmes një rishikimi të buxhetit me shumicë parlamentare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat