Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se kur do ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë dhe nëse i kanë bërë numrat.
“Më duhet të shkoj”, tha shkurt ai.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, si mandatar i dytë për kryeministër ka afat deri më 19 nëntor, pra nesër, që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.



