spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
12:10
HomeKosovaKurti uron Hamzën për zgjedhjen në krye të PDK-së

Kurti uron Hamzën për zgjedhjen në krye të PDK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e këtij të fundit, si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në postimin e tij, Kurti ka deklaruar parime themelore për funksionimin dhe avancimin e vendit, janë proceset zgjedhore brenda partisë, si dhe, bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik.

- Advertisement -

I pari i LVV-së, ka deklaruar edhe se, ai do të “vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt” në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat